×
  • Lajme
  • Lajme

    Plaçkitet dhe plagoset pronari i një dyqani në Ferizaj

    Insajderi
    06 March 2016 - 10:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person në komunën e Ferizajt është qëlluar me armë zjarri pasi që të njëjtit nën kërcënim të armës i janë kërkuar para në lokalin e viktimës.

    Viktima ka refuzuar t’ia jap të hollat dhe qëllohet në këmbë. Ai është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, raporton Insajderi.

    Ndërkohë në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar  një gëzhojë të kalibrit 7.65 mm por nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin. Policia është duke vazhduar me hetime intensive në lidhje me këtë rast./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    13 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark