×
Show

Vidhet shtëpia e Getoar Selimit, i morën diçka të vlefshme 35 mijë euro

Insajderi
25 July 2016 - 17:23
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtëpinë që ka në Tiranë këngëtari nga Kosova, Getoar Selimi. Aty ai jeton së bashku me prezantuesen e njohur MarinaVjollca.

“Panorama.al” mëson se hajdutët kanë arritur të marrin një orë që kushton 35 mijë euro. Burimet thanë për gazetën se dy të arrestuarit janë të moshës 17 dhe 20 vjeç.

17 vjeçar me inicialet D.K, mësohet se është autori i grabitjes. Ai ka arritur të futet në banesën e këngëtarit dhe ka marrë orën, të cilën më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20­-vjeçarit Mërgim Lala.

Mësohet se ora është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 20­vjeçarit. Dy të arrestuarit janë nga Kamza. /Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark