Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar këtë të premte Vigan Qorrollin, zëvendësministër të Drejtësisë.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.
“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi z. Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftim.
Qorrolli kohë më parë ka tentuar të bëhet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.