×
  • Lajme
  • Insajderi

    Viktima i mori borxh 5 mijë euro, Driton Podrimqaku e detyron të paguajë 40 mijë – shpalosën detajet e fajdeve e shantazhit

    Insajderi
    06 March 2022 - 21:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Driton Podrimqaku 42 vjeçar nga fshati Novosellë i Pejës është në mesin personave që tashmë po dyshohen si grup i fajdeve të Pejës.

    Dyshohet se ai përmes shantazheve e presioneve ka përfituar shuma të mëdha nga viktima.

    Viktima që Prokuroria kërkoi që ti mbahej i fshehur identiteti dhe as InDoks nuk do t’ia zbulojë, fillimisht është kontaktuar nga i dyshuari Driton Podrimqaku i cili i ka thënë se “nëse të duhen para, ta kontaktojë.

    ”Viktima merr borxh 5 mijë euro me kamatë 5 % në emër të interesit për tre muaj ia paguan shumën prej 750 euro – nga 250 në muaj. Kur viktima nuk arrin t’ia paguaj me kohë borxhin i pandehuri i shkojnë në punë dhe i thotë se tani duhet ta paguaj shumën 10 mijë euro dhe në çdo ditë që do të vonohesh do ta paguash shumën prej 1 mijë euro për dënim.

    Sipas dosjes, kur viktima ia paguan shumën fillestare prej 5 mijë euro, i pandehuri i thotë se këto para janë veç për një kafe. Atij i thotë se i detyrohet shumën prej 10 mijë euro. Pas disa muajve i shkon prapë në punë dhe i kërkon 25 mije euro për vonesën

    Në dosje thuhet se pasi viktima ia ka paguar të gjithë borxhin duke përfshirë edhe 25 mijë euro Driton Podrimqaku I shkon përsëri në punë dhe i kërkon që të nënshkruan një kontratë kinse i ka blerë një veturë ne atë vlerë si mbulesë për parat që i ka transferuar në llogarinë e gruas së tij.

    Si përfundim viktima ka paguar 40 mijë euro për 5 mijë euro, borxhin bazë që kishte marr në fillim. Por nuk përfundon këtu, i pandehuri vazhdon t’i kërkoj ende para viktimës duke e kërcënuar në forma të ndryshme.

    InDoks | Dosja Fajdexhinjtë e Pejës – Dokumentari i plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark