Insajderi
Insajderi

Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë, pamje nga vrasja në Batllavë

Insajderi
18 October 2021 - 12:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë, pamje nga vrasja në Batllavë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore. Viktima ishte duke lëvizur me biçikletë në momentin kur u vra.

“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e  ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Siç bëjnë me dije burime të besueshme të Expressit brenda Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore të Prishtinës, vrasja dyshohet se ka ndodhur për probleme pronësore. Ndërsa i dyshuari dhe viktima janë kushërinjë mes vete, thanë tutje këto burime të Expressit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark