Insajderi
Botë

Viktimat e para në Egje që nga marrëveshja BE-Turqi

Insajderi
09 April 2016 - 18:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këto besohet se janë viktimat e para në këtë zonë, prejse një marrëveshje në mes të BE-së dhe Turqisë ka hyrë në fuqi të hënën, me qëllim frenimin e migrantëve.

Pesë njerëz të tjerë janë shpëtuar.

Këtë javë, qindra migrantë janë kthyer në Turqi, në përputhje me marrëveshjen me BE-në.

Të premten, dy tragete me më shumë se 120 persona, shumica pakistanezë, kanë arritur në perëndim të Turqisë nga ishulli grek Lesbos.

Marrëveshja BE-Turqi ka për qëllim të ndalojë lëvizjen e pakontrolluar të njerëzve në masë në Evropë.

Vitin e kaluar, mbi një milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, kanë kërkuar azil në vendet e BE-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark