×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Viktimës Gazmend Hyseni dhe vëllait të Butës u konfiskohen telefonat”

    Insajderi
    31 May 2022 - 16:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa ditë pas vrasjes së 30-vjeçarit Gazmend Hyseni i njohur me nofkën “Strella”, sipas prokurorisë Qendrim Januzi, vëllau i reperit Buta, janë zbardhur detaje të reja.

    Lidhur me rastin në një prononcim për Gazetën Insajderi, avokati i vëllait të Butës, Fitimi Shabani, pretendon se Prokuroria ka sekuestruar telefonat e Qëndrim Januzit dhe Gazmend Hysenit.

    Sipas Shabanit, nga ekzaminimi i tyre do të vërtetohet të gjitha rrethanat, që kanë dërguar në vrasje.

    “Unë besojë ashtu edhe duhet të jetë që Prokuroria i ka sekuestruar telefonat e klientit time dhe të të ndjerit dhe kjo rrethanë do të vërtetohet nga ekzaminimi i tyre”, tha Shabani për Insajderi.

    Kujtojmë se në mesnatën e 28 majit, vrasja e rëndë e 30-vjeçarit Gazmend Hyseni, i njohur me nofkën “Strella” tronditi qytetin e Ferizajt.

    Prokuroria pretendon se Hyseni u vrarë nga Qendrim Januzi, që është vëllau reperit kosovar Betim Januzi i njofur për publikun si Buta, duke shtënë gjashtë herë me armë zjarri ndaj Gazmend Hysenit.

    Januzi ishte urdhëruar nga policia civil që të ndalojë, por thuhet se i është kthyer policit duke ia drejtuar armën, po njëri nga zyrtar policor për ta shmangur rrezikun e plagos Januzin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark