Vinicius Junior e ka vazhduar kontratën me Real Madridin.
Klubi spanjoll ka njoftuar se ylli brazilian ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2027.
Sulmuesi i krahut kishte përfunduar në “Santiago Bernabeu” në korrik 2018 në moshën 18 vjeçare dhe në atë kohë e kishte bërë debutimin me Madrid Castilla më 26 gusht.
Gjatë gjashtë sezoneve me ekipin e parë, ai i ka zhvilluara 235 ndeshje, duke i realizuar 63 gola dhe i ka fituar 9 trofe: 1 herë Ligën e Kampionëve, 2 herë Botërorin e Klubeve, 1 herë Superkupën e Evropës, 2 herë La Ligan, 1 herë Copa del Rey dhe 2 herë Superkupën e Spanjës.
23 vjeçari është bërë lojtar mjaft i rëndësishëm i “Los Blancos” në vitet e fundit.
Ai e shënoi golin e fitores ndaj në finale të Championsit në Paris në vitin 2022.