Aktorja Ariola Demiri ka bërë bujë në rrjete sociale kur ka publikuar dy fotografi ku shihet e veshur me bikine derisa pozonte në një dhomë hoteli.
Për pak orë, fotografitë e saja janë bërë virale në platformat online, derisa ajo ka grumbulluar mbi 20 mijë pëlqime në Instagram.
Por, nuk ka shkuar pak orë dhe Vipat e Bllokut e kanë akuzuar aktoren e njohur për photoshop, duke ia publikuar një foto nga plazhi.
Në këtë foto, Ariola shihet krejt ndryshe nga fotoja që postoi në Instagram.
Ish-aktorja e serialit “O Sa Mirë”, Arjola Demiri, u bë e famshme nga roli i personazhit ‘Xhbanja’ në këtë serial.
Që nga ajo kohë, ajo ka vazhduar të jetë pjesë e shumë projekteve kinematografike.
Arjola është 36-vjeçare dhe nënë e tre fëmijëve.
Disa herë e njejta u bë kryefjalë në mediat rozë për jetën e saj private.