Vipat e estradës shqiptare që u infektua me Covid-19 gjatë vitit 2020 - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Vipat e estradës shqiptare që u infektua me Covid-19 gjatë vitit 2020

    Insajderi
    02 January 2021 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky vit u dëmtoi shëndetin shumë të famshmëve shqiptarë.

    2020-ta ishte natyrisht një vit mjaft sfidues për të gjithë duke mos përjashtuar as botën e muzikës, ku e ardhmja e industrisë dukej tejet e pasigurt për një kohë të gjatë , shkruan lajmi.net.

    Sigurisht se për disa çaste bota ndjeu se gjithçka ngeci, por një gjë ishte e sigurt, ky nuk ishte momenti për t`iu dorëzuar humbjes.

    Ishin ata të cilët kërkuan të ndikonin me mesazhe dhe udhëzime se si të qëndronim të qetë e të shëndetshëm por në fund të fundit edhe ata janë njerëz dhe COVID nuk njeh statuse shoqërore.

    Bëhet fjalë për artistët e njohur shqiptar të cilët COVID-19 nuk i kurseu aspak, disa sapo e kanë kaluar disa po e kalojnë, disa me simptoma të lehta e disa me vështirësi por duke u munduar të qëndrojnë gjithnjë të fortë.

    Më poshtë mund të gjeni një listë të figurave publike që u prekën nga ky virus:

    Manjola Nallbani– Këngëtarja shqiptare zgjodhi rrjetet sociale për të zbuluar se ajo kaloi COVID-in me sukses kështu duke thënë, “Perjetova shqetesime qe nuk i kam provuar kurre nga nje grip i thjeshte! Jo vetem per shqetesimet fizike po sidomos gjendja psikologjike sepse fakti qe eshte i pabese dhe nuk di cfare te sjell as minuti te tremb sigurisht”.

    Rozana Radi-Rozana Radi ka zbuluar javë më parë në rrjete sociale se ajo ishte pozitive me COVID-19.

    Këngëtarja hyri në Instagram për të bërë të ditur se ka rezultuar pozitive për COVID-19, por që gjendja e saj është stabile dhe po e kalon me lehtësi.

    Genc Prelvukaj-Këngëtari i njohur Genc Prelvukaj, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kishte bërë të ditur se doli pozitiv në testin për COVID-19.

    Ai tha se për gati 1 vit u kujdes që të mos infektohej, duke respektuar masat mbrojtëse dhe shmangur sa më shumë kontaktet me njerëz.

    Diona Fona-Edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, rezultoi pozitive me COVID-19 dhe e kaloi virusin.

    Këtë ajo e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku edhe tregoi për gjendjen e saj shëndetësore, teksa tha se gjendjen e kishte mire dhe po e kalonte lehtë atë.

    Lei Kraja- Ndërsa edhe Lei ishte ajo që bëri publik lajmin për ndjekësit e saj në llogarinë zyrtare të Instagramit.

    Prezantuesja ka ndarë momente që po kalon në shtëpi ku dukej se gjendja e saj shëndetësore është e stabilizuar.

    Fiori Dardha-Moderatorja shqiptare Fiori Dardha konfirmoi se ishte infektuar me koronavirus, me anë të një videoje në Instagram, teksa tregoi edhe se si ishte gjendja e saj shëndetësore.

    Ajo tha se ndihej mirë me shëndet dhe nuk kishte simptoma, megjithatë gjatë kësaj periudhe dyjavore do të qëndronte e izoluar në shtëpi.

    Edi Manushi-Moderatori i emisioni “E diell” Edi Manushi, kishte rezultuar pozitiv në testin për COVID-19.

    Lajmin e ka bërë të ditur bashkëpunëtorja e tij, Ina Kollçaku përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

    Anxhela Peristeri-Anxhela Perisetri është një nga personazhet publike që është përballur me COVID-19, ajo ka zbuluar se ka rezultuar pozitive me virusin ndërsa është detyruar që izolimin ta kalojë në një hotel në Selanik.

    Eneda Tarifa– Eneda Tarifa me anë të një lidhje direkte në Instagram, zbuloi se ka rezultuar pozitive në testin për koronavirus.

    Këngëtarja tha se ishte asimptomatike, përveç se ka humbur shijen dhe nuhatjen, por është mirë me shëndet.

    Skerdi Ago-Reperi i njohur shqiptar, Skerdi Ago, ka rezultuar pozitiv me koronavirus dhe fatmirësisht e kaloi pa probleme.

    Ai lajmin për prekjen me virusin e bëri të ditur nëpërmjet publikimit të një Instastory.

    Monika Lubonja-Në mesin e të infektuarve aktorja e njohur, Monika Lubonja ka rezultuar pozitive me COVID-19.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes një statusi në rrjetet sociale ku edhe tha se mos të treguarit për prekjen nga Covid është baraz me vrasje.

    Mariana Kondi-Përmes një mesazhi në “Instagram’, teksa publikoi një foto nga shtëpia e saj, ku shfaqej e veshur dhe e mbulur me batanije, ajo u bëri thirrje qytetarëve që të mos dëgjojnë asnjë tjetër përveç mjekut.

    Alketa Vejsiu- përmes një postimi moderatorja kishte treguar se ajo e kaloi COVID-19, pasi kishte qëndruar 14 ditë e vetizoluar.

    Ndër të tjera, Alketa bëri thirrje që të gjithë të tregojnë kujdes, ngase virusi nuk është shaka.

    Valton Krasniqi– COVID-19 i ishte dukur “një lojë” këngëtarit shqiptar Valton Krasniqi, i cili ka rezultuar i infektuar me koronavirus.Ai ka ndarë foto nga shtrati i spitalit teksa qëndronte i lidhur me aparaturat, ndërkohë që dha lajmin se është pozitiv.

    Gjithashtu, këngëtari tregoi se nuk e kishte besuar virusin derisa e kishte provuar në lëkurën e tij.Për më tepër, ai i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes, pasi situata mund të të rrëshkasë shumë shpejt nga duart.

    Blero Muharremi-Përmes një postimi, këngëtari bëri të ditur se e kaloi koronavirusin.

    Adelina Emini– Këngëtarja kosovare Adelina Emini kishte rezultuar me COVID-19.

    Po ashtu, ajo bëri thirrje për bartje të maskave, për distancë dhe higjienë personale.

    Ndërkohë lista e të famshëve të prekur nga virusi vazhdon më gjatë me Flori Binaj, Agron Llakj, Megi Pojani, Fjodora Fjora e shumë të tjerë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark