Nga 6 gushti, Arkimend Lushaj i njohur me emrin artistik “Stresi” është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës. Ai po dyshohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, rasti lidhet me rrahjen që ndodhi në diskotekën “Sancy” në Pejë – ku Rigels Rajku “Noizy” me grupin e tij rrahën brutalisht Tik-tokerin, Medi Iseni dhe një familjar të tij. E talljet e tij me të dyja shtetet nga arratia nuk po mungojnë, shkruan Gazeta Insajderi
Përderisa “Noizy” dhe Dj i tij u arrestuan, “Stresi” po vazhdon të kërkohet nga Policia.
Ky i fundit u tha se e preu në “besë”, Medi Isenin duke e dërguar në koncertin e Noizyt.
Stresi përmes rrjeteve të tij sociale tash e 9 ditë po vazhdon talljet me të dyja shtetet, Kosovën e Shqipërinë.
Disa herë i ka reaguar ministres së Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu pasi kjo e fundit kërkoi ekstradimin e tij. Në një rast tjetër, pas arrestimit të “Noizyt” reperi kërkoi edhe intervenimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Postimet mbështetëse për Noziyn nuk kanë munguar, por nuk kanë munguar as kërcënimet e talljet me personazhet publike.
Postimin e fundit në Instagram e ka bërë më 31 korrik – e publikimet në InstaStory nuk janë të pakta.
Para disa orësh, nga arratia Stresi po paralajmëron për këngën e re “Sdi ca tju them për këtë kong vec episode 2 do te jetë fire”.
Mes tjerash në këtë këngë thuhet “Çunat po dalin veç kur vjen nata”, që duket se po i përshtatet me jetesën që ai është duke e bërë tash e ca kohë.
Pasi u shpallë në kërkim nga Policia ai reagoi nga arratia duke publikuar një video teksa shihej duke u larë në bregdet.
E një postim edhe e fshiu, teksa tallej me Policinë e Kosovës duke pyetur “A i keni marrë parashutat…”.
Reagimet ndaj Albulena Haxhiut
Që nga momenti që u shpallë në kërkim, Stresi disa herë i ka reaguar ministres Haxhiu.
Kërkesën e Policisë së Kosovës për kapjen e tij ai e cilësoi shumë qesharake. Ndërsa në momenti që u nënshkrua për ekstradimin e tij, ai përmes një video iu drejtua Haxhiut duke i thënë se edhe ai është kërcënuar dhe që nuk di asgjë për të kaluarën e tij.
Ai madje edhe u ankua se si forca të shumta policore sipas tij kishin zbarkuar në shtëpinë e tij.
“E nderuar ministre a e ke parë që tri vjet se si ne po kërcënohemi në rrjete sociale e si po na kërcënohet motra, nëse jeni feministe sado pak dhe e doni forcën e gruas futuni pak nëpër TikTok mblidhni të gjitha videot e kërcënimet se si shahen gratë nga një pervers 40 vjeç me fmi edhe që nuk e kemi prekur hiç”, u shpreh ai.
Tutje ai theksonte: “Ju lëshoni urdhërarrest me ardh me na arrestuar neve në Shqipëri, 500 forca policore kanë qenë te shtëpia ime. A jeni normal ju? Ti e nderuar ministre je e re, nuk di asgjë për të kaluarën time, pa u zbardh kjo çështje harroni që mund të më afroni ju mua”.
Nuk munguan as ironitë nga reperi me prejardhje nga Tropoja, ai iu drejtua me terme si loçkë e zdralicë, ministres.
“Pse bre loqk e ki nënshkru”, shkruante ai.
Kjo nuk ishte hera e vetëm që ai iu drejtua ministres kosovare.
Ai i kërkonte Haxhiut që të merrej me rastin e Faton Hajrizit.
“Nuk më takon me fol për çështjet e brendshme të Kosovës, por ma mirë ekstrado trupin e Fatonit sesa me u marrë me ne. Sa njerëz rrihen çdo ditë si anej si knej a duhet me i ekstradu? Hajgare s’te vjen marre. Kjo është më shumë ego e jotja se sa drejtësi”, shkruante Lushaj në InsatStory.
Kërkesa e Stresit për Ramën
Pesë ditë më parë, Stresi i kërkoi edhe Edi Ramës pas veprimeve të ministres kosovare ndaj tij dhe shokëve.
Ai ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy.
“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar ai në një postim në InstaStory.
E postimet për Noizyn kanë qenë më të shumta.
Pas arrestimit të tij në Shëngjin, Stresi i kërkonte Noizyt të qëndronte i fortë “ Qëndro i fortë vëllai im, ata nuk do t’ia dalin dot”.
Në ditën tjetër, Stresi publikoi një video nga një performacë e përbashkët me Noizyn duke cilësuar vetën dhe atë si “dyshja më e mirë, plasni”.
Akuzat, fyerjet e sharjet me personazhet publike
Përveç me krerë të shtetit, Stresi nga arratia u morë edhe Juliana Nurën, ish-banorën e Big Brother-it si dhe reperin Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”.
Dyshja dikur ishin miq, port ani janë kthyer në rivalë.
Pas Cllevio në një paraqitje televizive tha se e ka humbur respektin për Stresin në ditën kur e veshi fustanin në BBVA, reagoi ashpër Stresi.
Ai iu kundërpërgjigj duke i thënë se do të ketë fundin më të keq, por jo nga ana e tij, pasi ia ka lënë në dorë Zotit.
“Kurse për ty e vëllanë tënd humba respektin kur mora vesh që motrën ta punon në Itali dhe ata i kishe komshinj hahahahah…Ti do të kesh fundin më të keq prej shqiptarëve në histori. Jo prej meje se ta kam lënë Zotin”, shkruante ai në InstaStory.
E pa u marrë nuk e la edhe Xhulin, pasi kjo e fundit e cilësoi si burrë, besprerë. Ai eskaloi me komentin
“Më fal që nuk të kam çuar në hotel, ke të drejtë jam besëprerë, se të çova me makinë në Malin e Dajtit hahahahah”, ka shkruar fituesi i edicionit të parë të Big Brother.
Theksojmë se për dalim nga Stresi, reperi tjetër i njohur, Noizy, është arrestuar në Shqipëri dhe tashmë po mbahet në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës për qëllime ekstradimi në Kosovë.
Arkimend Lushaj, Stresi fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh nga Big Brother Vip Kosova.
/Insajderi