×
  • Lajme
  • Insajderi

    Visar Duriqi pas sulmit: Nga 2014-ta jam kërcënuar, rrahja zgjati rreth një minutë e gjysmë, m’i thyen katër dhëmbë

    Insajderi
    25 February 2021 - 12:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas trajtimit mjekësor që ka pranuar, gazetari hulumtues Visar Duriqi, ka dhënë deklaratë në Policinë e Kosovës në Prishtinë, pasi një natë më parë u rrah brutalisht nga tre persona të maskuar.

    Pas deklaratës në polici, Duriqi ka thënë për media se rrahja ka zgjatur rreth një minutë e gjysmë, ndërsa sulmi ka nisur nga një person fillimisht, më pas janë përfshirë edhe dy të tjerë.

    Ai tha se i ka katër dhëmb të thyer, nofullën dhe hundën të dëmtuar, si dhe lëndime të tjera.

    Gazetari Duriqi pohon se kërcënime ka pranuar nga viti 2014-të, teksa shton se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të punës së tij në dokumentarin hulumtues që e transmeton në TV dhe media online.

    Duriqi ka deklaruar se hetimet për gjetjen e të dyshuarve do t’ia lë në dorë policëve hetues.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark