Kandidati për deputet Visar Korenica, ka reaguar lidhur me Paradën e Krenarisë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e shmang pjesëmarrjen në këtë ngjarje gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas Korenicës, Kurti nuk po del në paradë para zgjedhjeve sepse, siç tha ai, “frikësohet se po humb vota”, ndërsa pretendoi se pas zgjedhjeve do të vazhdojë të mbështesë agjendat që ai i cilësoi si “antivlera” dhe “antikombëtare”.
“Sot këto pamje nuk i keni parë në paradë, sepse sot Albini bën fushatë me hoxhën. Ai nuk del në paradë para zgjedhjeve, sepse frikësohet se do të humbë vota. Ndërsa ti dhe fëmija yt i shihni këto pamje, dëgjeneruese, antivlera dhe antikombëtare”.
Sipas tij, kjo është agjenda të cilën Kurri do ta shtyjë përpara nga e hëna e tutje.