×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vita zoton qiranë një vjeçare të shoqatës Autizmi Flet

    Insajderi
    05 June 2019 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qunështorja Vita ka marrë përsipër pagesën e qirasë së 12 mujave të ardhshëm për lokalet e Qendrës Autizmi Flet në Prishtinë. Me këtë veprim Vita ka treguar se vazhdon të jetë në përkrahje të pjesëve të margjinalizuara të shoqrisë, pasiqë edhe më herët është vënë në ndihmë të fëmijëve dhe të pleqve.

    “Shoqëria jonë ka nevojë për mbështetje në shumë drejtime, por ne si kompani jemi përqëndruar dhe mundohemi të ndihmojmë aty ku më së shumti ka nevojë”, kanë thënë përfaqësuesit e Qumështorës Vita.

    Në anën tjetër Shoqata Autizmi Flet , kanë falenderuar Qumështoren Vita duke thënë se kjo ndihmë krijon një bazë të fortë për ta që të vazhdojnë më tutje.

    “Njerëzit e mirë dhe bizneset e përgjegjshme janë ato shtylla të shoqrisë që na mundësojnë organizatave si ne të mbijetojmë dhe të ofrojmë mbështetje për kategoritë e margjinalizuara”, kanë thënë ndër të tjëra në këtë shoqatë.

    Në kuadër të përgjegjësisë shoqërore Qumështorja Vita ka treguar përkushtim të vazhdueshëm në mbështjetjen e kategorive të margjinalizuara të shoqërisë sonë.

    Disa nga shumë aktivitetet e fundit të kompanisë kanë qenë dërgimi i dhuratave në Shtëpinë e Pleqve, në qendrat kryesore të Down Syndrom dhe qendrat tjera të autizmit në Kosovë si, sponsorizimi ngjarjes “Let’s Dance” që u mbajt qëllim të mbledhjes së fondeve për shërbime shëndetësore në të mirë të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.

    Shoqata Autizmi Flet është krijuar nga prindërit e fëmijëve të prekur nga autizmi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark