Stina e vjeshtës edhe këtë vit është krejt e paparashikueshme. Ulje-ngritjet e temperaturave e rreshjet e vrullshme po sjellin pasoja që ndihen menjëherë. Gripi, një sëmundje me mbi 200 viruse të ndryshme, na kaplon me forcë me simptoma si kollë, tështima, hundë të zëna, lodhje dhe temperaturë. Trupi ka nevojë për aleatë në luftën kundër viruseve.
Ky aleat mund të jetë edhe diçka e bërë në shtëpi. Por a ka një kurë të mirëfilltë për të luftuar gripin? Deri më tani kemi mësuar se Vitamina C, gjumi dhe minerale të tjera janë të nevojshme në luftën kundër gripit.
Lexoni më poshtë listën e AgroWeb.org dhe mësoni çfarë funksionon dhe çfarë jo!
Zinku. Ky mineral i nevojshëm shkurton periudhën e gripit me një ditë. Zinku ndalon shumëfishimin e virusit. Nëse merr zink brenda 24 orëve të para të sëmundjes, ia ke hedhur sëmundjes me së paku një ditë. Megjithatë Zinku mund të shkaktojë të vjella. Studimet kanë treguar gjithashtu që spërkatjet e hundës për të çliruar bllokimin na dëmtojnë ndjesinë e nuhatjes. Nëse doni t’i rrini larg farmacisë për suplementet e zinkut, mund t’i drejtoheni ushqimeve të pasura me zink, si frutat e detit, spinaqi, farat e kungullit dhe arrat.
Probiotikët jane mikro-organizma të cilët mendohet të jenë shumë të dobishëm për organizmin tonë. Probiotikët mund të merren si shtesë në një formë pluhuri apo pilule. Këto baktere të mira ndihmojnë florën intenstinale për të qenë e shëndetshme. Disa studime kanë treguar që marrja e probiotikëve ul numrin e virozave që një i rritur mund të kapë në një vit. Megjithatë përdorimi i probiotikëve mund të shkaktojë fryrje në stomak. Në formë natyrale, probiotikët janë të pranishëm kryesisht tek kosi, veçanërisht tek kosi i trashë që zënë vetë gjyshet në shtëpi.
Vitamina C. Disa studime kanë treguar që Vitamina C nuk futet në rradhët e produkteve anti-grip. Mund të lehtësojë simptomat gjatë virozave, por marrja e vitaminës C mund të shkaktojë probleme në stomak dhe në veshka si rrjedhojë urinim të shpeshtë.
Ginsengu. Mendohej që kjo barishte ushqyese ishte e rëndësishëm por në të vërtetë nuk kishte asnjë vlerë në luftën kundër virozave. Shumë studime kanë treguar që ginsengu mund të shkurtojë kohëzgjatjen e virozave, por ul nivelin e sheqerit në gjak dhe shkakton dhimbje koke dhe pagjumësi . Këtë bimë në Shqipëri e gjejmë me emrin Xhensen.
Ushtrimet. I njëjti studim tregoi se njerëzit që fillojnë palestrën dhe ushtrohen intensivisht kanë 29% më pak shanse për të kapur gripin. 6. Gjumi. Njerëzit që flenë më pak se shtatë orë në natë kanë më shumë shanse të shfaqin simptomat e gripit sa ata që flenë mbi tetë orë./Agroweb.org/lapsi.al