×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Viti i monedhës 2 euro, kaq raste të falsifikimit të parasë u regjistruan në 2023’tën

    Insajderi
    02 January 2024 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Monedha 2 euroshe, ishte kryefjala e vitit që lam pas. Në hall u vunë qytetarët, bankat e madje edhe institucionet, po që pavarësisht përpjekeve falsifikimi i tyre po vazhdon. Madje shumë biznese vunë shenjën që nuk pranojnë 2 euro. Por, BQK reagoi shpejt duke bërë me dije që nuk mund ta heqin asnjë monedh nga përdorimi.

    Nga Policia e Kosovës në një përgjigje për Gazetën Insajderi bënë të ditur se janë regjistruar mbi 1 mijë raste të falsifikimit të parave.

    Policia e Kosovës, nga 1 janar deri më 30 nëntor 2023, ka iniciuar 1084 raste “falsifikim i parasë’, thuhet në përgjigje.

    Nëse këto shifra i krahasojmë me ato të vitit 2022 del të këtë rritje, pasi vitin e kaluar ishin hapur 707 raste “falsifikim i parasë”.

    Aksioni i policisë ku u gjetën 85 mijë euro false

    Gjashtë persona që dyshohet si grup, merreshin me prodhimin/shpërndarjen dhe futjen në treg të parave të falsifikuara, monedha prej 2 euro ishin arrestuar në nëntor të 2023.

    Nga ky operacion ishin sekuestruar thasë me nga 2 €uro metalike në vlerë prej tetëdhjetë e pesëmijë e dhjetë (85.010.00) euro, të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Po ashtu, janë sekuestruar katër (4) vetura të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe shtatë (7) telefona celularë.

    Theksojmë se ky aksion ishte kryer në bashkëpunim mes Policisë së Kosovës e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

    Në vazhdimësi janë raportuar raste të falsifikimit të monedhës 2 euro. Në fillim të muajit dhjetor edhe në KEDS ishin kryer pagesa me 2 euro të falsifikuara.

    Një zyrtare e KEDS-it në Shtërpcë kishte informuar policinë se një klient ka kryer pagesë ku gjatë numërimit kanë dalë 500 monedha nga 2 euro të falsifikuara.

    Po në dhjetor në Vushtrri gjatë deponimit të pazarit ditor nga një person në bankë, kanë vërejtur që rreth 628 euro të gjitha monedha 2 euroshe, janë të falsifikuara.

    Duke ndjerë vetën të rrezikuar disa biznese kishin marrë vendim që të mos e pranojnë monedhën 2 euro, fare si formë të pagesës.

    Por, Banka Qendrore e Kosovës kishte dal me reagim duke përmendur monedhën 2-euroshe thotë se asnjë monedhë apo kartëmonedhë origjinale nuk mund të përjashtohet nga përdorimi.

    “Asnjë autoritet tjetër nuk mund të vendos për ndalimin ose lejimin e asnjë instrumenti të ligjshëm të pagesave”, thuhej aty.

    Pas kësaj edhe bizneset kanë filluar që ta përdorin magnetin si mënyrë për identifikimin e parave falso.

    Megjithatë falsifikuesit e këtyre monedhave kanë gjetur zgjedhje edhe për këtë, në disa video të publikuara në rrjetin social “Tiktok” shihen monedha 2 euro që nuk i kap magneti.

    Edhe gjiganti mediatik ”Reuters”, ka shkruar për monedhat false 2 euroshe të cilat po qarkullojnë nëpër Kosovë.

    Në këtë artikull thuhej se “Kosova është pushtuar nga këto monedha”, por raportohet se “mund të paguhet me to”.

    Po ashtu tregohet se Kosova dhe Mali i Zi nuk janë në eurozonë, por e përdorin euron si monedhë të tyre.

    Teksa për 2 eurot false thuhet se rritjen më te madhe e kanë pasur gjatë vitit të kaluar.

    Disa nga mënyrat se si mund të bëhen dallimet e monedhave false

    Një monedhë 2 euro false ka:

    Cilësi më të dobët dhe detaje ndryshe të dukjes

    Unaza/rrethi dhe qendra e monedhës janë me ngjyra të ndryshme nga origjinali.

    Mungojnë shkronjat në skaje të unazës

    Kanë drejtshkrim të gabuar ose font ndryshe

    Janë në madhësi të ndryshme

    Kanë trashësi dhe diametër të ndryshëm

    Ka unazë se bërthamë me madhësi të ndryshme

    Kanë peshë të ndryshme

    Ndonjëherë mund të kërkohet edhe xham zmadhues për të ditur dallimet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark