×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia-Haxhiut: Mos e helmoni këtë popull, gëzojuni vendimeve

    Insajderi
    09 March 2023 - 12:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në seancën e Kuvendit të Kosovës deputeti nga rradhët e PDK-së, Bekim Haxhiu është përplasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me menaxhimin e institucioneve shëndetësore.

    Ky i fundit është akuzuar nga deputeti Haxhiu për papërgjegjësi dhe keqpërdorime gjatë ushtrimit të detyrës së ministrit.

    “Ky është i gatshëm me u përgjigjë për gjithçka përveç periudhës ku ky udhëheq Ministrinë e Shëndetësisë, nuk është i gatshëm me u përgjigjë për 12 milion euro keqpërdorime nga Bordi i SHSKUK-së, që i ka evitu Zyra e Auditorit Kombëtarë. Ky thotë nuk nënshkruaj kontrata pa autorizim marketingu , por po harron që në kohen ë Pandemisë ky është ministri që ka nënshkruar kontrata pa Autorizim Marketingu dhe për këtë çështje ështe hetuar nga Komisioni Parlamentarë”, ka thënë Haxhiu.

    Ndërsa, Vitia ka replikuar duke thënë se ai është duke folur të pavërteta.

    “Nuk i paske lexu as vendimet e OSHP-së, as vendimet e Gjykatave se po t’i lexoje nuk do flisje kështu. Çkado që them është kot, e këtu nuk kam ardhë me bo muhabet. Nuk është e vërtetë që kam nënshkruar pa Autorizim Marketin, oo zoti Haxhiu, mere sillma këtu jap përgjigjje, o zoti Haxhiu. Komisioni për qat punë është ba, çka keni gjetë? Kurgjo s’keni gjetë, mos flisni të pavërteta. Mos e helmoni këtë popull amanit. Gëzojuni këtij ligjit amanit”, i është përgjigjur Vitia./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark