×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia për vdekjen e 4-vjeçares: Po pres raportet finale për të marrë masa

    Insajderi
    22 February 2024 - 12:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar për Ekonomia Online se është në pritje të raporteve finale sa i përket vdekjes së katër vjeçares në Gjakovë, e cila po dyshohet se ka vdekur nga neglizhenca e e mjekëve në spitalin e Gjakovës.

    Vitia tha se ka kërkuar raporte nga ShSKUK-ja e nga Spitali i Përgjithshëm, “Isa Grezda” në Gjakovë për lëshime eventuale. Ai shtoi se pa i parë këto, nuk mund të jap më shumë detaje.

    Ministri theksoi se pas këtij informacioni, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në terren dhe së bashku me institucionet përgjegjëse janë duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

    “Natyrisht, na ka prekur të gjithëve se një rast shumë i rëndë dhe jemi jashtëzakonisht shumë të pikëlluar. Me të kuptuar kam kërkuar menjëherë te drejtoria e SHSKUK-së raporte nga Spitali i Përgjithshëm i ‘Isa Grezda’ në Gjakovë dhe nga të gjitha institucionet e nivelit sekondar dhe terciar që kanë trajtuar vajzën katër vjeçare në të njëjtën kohë, Inspektorati i Shëndetësisë ka dalë në këto institucione dhe është edhe sot aktiv në këtë drejtim dhe të njëjtin kohë po presim raporte e fundit nga ekspertiza mjeko-ligjore për të dhënë pastaj edhe për të pasur të gjitha informacionet e sakta në fund. Për momentin natyrisht çka do që mund të them mund të gaboj sepse pa raportet që i përmenda dhe pa ekspertizën mjeko-ligjore po edhe hetimet nga njësia hetuesisë dhe prokuroria nuk mund të përgjigjem nëse ka pas diçka në këtë drejtim”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark