×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitia: Vetëm 29 mjekë nga diaspora kanë dashur të vijnë në Kosovë për të punuar

    Insajderi
    09 March 2023 - 12:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në seancën e Kuvendit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se 23 profesionist shëndetësorë shqiptarë që veprojnë jashtë Kosovës ka shprehur vullnetin që të vijnë për të trajnuar mjekët dhe trajtuar pacientët në Kosovë.

    “Deri tani janë 23 mjekë të cilët kanë gadishmërinë dhe kanë dërguar të gjitha informatat, që të vijnë për të trajnuar dhe për të dhënë edhe trajtime në sistemin publik dhe jemi duke punuar me SHSKUK-në që t’i akomodojmë në vendet ku ka më së shumët nevojë. Ndërsa, në sektorin privat janë gjashtë specialist që janë kthy për të kontribuar’, ka thënë Vitia.

    Ndryshe, Vitia në fund të vitit të kaluar është emëruar për herë të dytë në pozitën e ministrit të shëndetësisë, pasi më 1 tetor të vitit 2021 kishte dhënë dorëheqje për të iu futur garës për të parin e Prishtinës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark