×
  • Lajme
  • Lajme

    Vitin e kaluar u shkurorëzuan mbi 2 mijë çifte, ky është qyteti që prin

    Insajderi
    07 December 2023 - 12:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Shkurorëzimeve për vitin 2022. Sipas të dhënave në vitin e kaluar janë regjistruar 2 088 shkurorëzime.

    Numri më i madh i shkurorëzimeve, sipas komunave, ishte në: Prizren (209 raste), ose 10,0%; Gjakovë (172 raste), ose 8,2%; Ferizaj (145 raste), ose 6,9%.
    Sipas kohëzgjatjes së martesës, dominon viti 5-9 me 31,5%, viti 10-14 me 14,5% dhe viti i katërt (4) me 9,1% e të shkurorëzuarve.

    Shkurorëzimet e regjistruara brenda Kosovës janë më pak në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021.

    Te shkurorëzimet sipas grup-moshave, te femrat dominonte mosha 25-29 vjeçare me 452 shkurorëzime, ose 21,6%, kurse tek meshkujt dominonte mosha 30-34 vjeç me 431, ose 20,6%.

    Këto janë të dhëna administrative. Burimi i të tyre është Agjencia e Regjistrit Civil të Kosovës (ARC).

    Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për kurorëzime, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin në të cilin ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend ose në ndonjë vend tjetër.

    ASK-ja do të vazhdojë me grumbullimin e të dhënave përmes pyetësorëve të veçantë statistikorë, për shkurorëzime SHK-1, gjatë këtij viti kalendarik, sikurse deri më tani. Grumbullimi i të dhënave vazhdon të bëhet çdo muaj dhe do të shërbejë për krijimin e bazës së të dhënave, si dhe krahasimin me të dhënat administrative.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark