×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Viva Fresh Store dhe Buçaj ndajnë 110,000.00 € DONACION për FAMILJET në nevojë!

    Insajderi
    19 March 2020 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është KOHA dhe MOMENTI, që në këto DITË të vështira që po kalon vendi ynë, ta hapim zemrën për të gjitha ato familje, që kanë më së shumti nevojë. Më këtë rast, ju njoftojmë se “Viva Fresh Store” në bashkëpunim me kompaninë “Buçaj” kanë marr vendim që të dhurojnë një donacion në vlerë prej 110,000.00 € (njëqind e dhjetëmijë euro), për të gjitha FAMILJET në nevojë.

    Kjo vlerë e donacionit do të dhurohet përmes 5,000 (pesëmijë) pakove me produkte më esenciale (miell, vaj, kryp etj…) për 5,000 FAMILJE, më qëllim që ta lehtësojmë sadopak, gjendjen e familjeve në nevojë.

    Donacioni do të realizohet përmes “Kryqit të Kuq” në mënyrë që të sigurojmë një transparencë sa më të plotë, për të gjithë.

    Shpërndarja e pakove ushqimore, do të behët në të gjitha komunat e Kosovës, sipas listës së bashkangjitur.

    Së BASHKU, ja DALIM!

    VIVA FRESH STORE dhe BUÇAJ…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark