×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Vivi i përgjigjët thashethemeve për shtatzëninë

    Insajderi
    31 May 2023 - 23:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tashmë nuk është një sekret! 

    Vivi dhe Geti pas disa javësh larg njëri-tjetrit e kanë gjetur gjuhën e përbashkët. 

    Lajmi u kuptua dje kur çifti u kapën në kafiteritë e Ferizajt dhe për më tepër, bukuroshja durrsake i riktheu postimet nga shtëpia e Getit në një prej lagjeve elitare të Ferizajt, aty ku jetoi pas daljes nga Big Brother VIP, deri në ndarjen që fatmirësisht s’qe definitive. 

    Por, lart e poshtë për të disatën herë po përflitet një shtatzëni e Vivit. 

    Për më tepër, si ‘shkas’ u bë dora në bark dhe sakot e gjera që në media u kuptuan si sinjal që ajo po fsheh diçka. 

    E përgjigjen më të mirë duket ta ketë dhënë sonte. 

    Nga palestra e shtëpisë, jo në një kënd por në disa të tillë, Vivi i ka treguar top linjat e saj, përfshirë edhe barkun e sheshtë. 

    A është kjo kundërpërgjigja e saj për portalet dhe ato që po përfliten prej tashmë disa javësh e që u riaktualizuan dje kur u kuptua ribashkimi? 

    Presim e shohim…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark