×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Vizita e Kurtit në Tetovë, Haziri: Shkoi për t’i mbuluar skandalet që shpërthyen në Kosovë

    Insajderi
    14 August 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Lufti Haziri, nënkryetar i LDK, ka folur për vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut, që ngjalli shumë reagime.

    Ai tha se Kurtit i duhej një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike në rajon.

    Sipas Hazirit, qëllimi politik i kryeministrit ka të bëjë me mbulimin e aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë.

    “Po i duhej Kurtit një agjendë e tillë në kuadër të qëllimeve politike që ka në rajon. Qëllimet janë që të bashkojë shqiptarët në Rajon, por motivi politik është më i thellë. Ka të bëjë më mbylljen aferave dhe skandaleve që kanë shpërthyer në Kosovë, që kanë të bëjnë me energjinë, rezervat e shtetit dhe mjetet e vjetra e asetet. Kjo vizitë nuk është e kryeministrit të Kosovës, por e liderit i LVV. Premtimet e tij atje, shkaktuan përçarje pasi doli hapur përkrah opozitës së re”, tha Haziri për ABCnews.

    Sa i përket marrëdhënieve me shtetet fqinj, të cilat janë në një krizë, Haziri u shpreh se Prishtina po prodhon kriza.

    Ai shtoi se pasi prishi marrëdhëniet me Abazoviç dhe Ramën, tani të njëjtën gjë kryeministri Kurti e bëri edhe në Maqedoninë e Veriut, duke treguar mbështetje për opozitën e re.

    “Deri para disa ditëve, Kurti të vetmen marrëdhënie e kishte me Shkupin. Sepse me Malin e Zi raportet u dëmtuan me Dritan Abazoviç. Edhe me Shqipërinë, vizitën e Ramës e shikuan si mbështetje pro opozitës dhe kjo shkallmoi këto raporte mes dy vendeve. Dhe vizita e fundit në Tetovë dhe Shkup, e fut Kosovën në raport që po prodhon kriza. Prishtina po prodhon politika të këqija dhe kriza duke shfrytëzuar komunitet shqiptare. Kurti në raport me Serbinë përfaqëson reciprocitet dhe ky është në proporcion me veriun e Kosovës. Kurti, Preshevën e Bujanovckin e ka përdorur vetëm për qëllime politike. Ajo që e dallon Kurtin nga liderët e tjerë është se është ideologjik dhe jo kombëtar” u shpreh nënkryetari i LDK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark