×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vizita në shtetin më misterioz të botës (Foto)

    Insajderi
    04 March 2016 - 17:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me anë të një reportazhi me fotografi ai rrëfen aventurën e tij brenda kufijëve të vendit me diktaturën më strikte në botë, raporton Insajderi.

    Ai kishte kaluar nga Kina për në Korenë Veriore përmes trenit.

    Kina kufizohet me Korenë e Veriut në lumin Yalu. Kjo është një nga mënyrat për ta shijuar Korenë e Veriut, apo për t’iu afruar asaj- nëse nuk merr një lëshim të vizës për në këtë shtet.

    1

    Kina tani luan rolin e “zotit” për Korenë e Veriut.

    Në librin “I nderuar lider” -një nga librat më të mirë që kam lexuar per Korenë e Veriut, autori kujton se si edhe udhëheqës i madh Kim Jong-il u poshtërua nga kinezët (pasi thanë se Koreja e Veriut mund t’i ketë shitur armë Tajvanit).

    Dallimi në mes të dy vendeve për sa i përket pasurisë është tronditëse, pasi kjo foto flet vetë!

    2

    Pas shume brezash që jetojnë të ndarë, dy Koretë kanë shumë më pak ngjashmëri. Koreano-veriorët janë mesatarisht më të shkurtër për shkak të kequshqyerjes.

    3
    Dhe, nëse jeni koreano-verior, nuk mundeni thjeshtë të largoheni. Atje ka roje dhe mbikëqyrës të shtetit që nuk të lënë të ikësh, dhe pastaj përfundon në një kamp përqendrimi për më shumë se 1 vjet ose ju pret vdekja…

    Kjo është fotoja e parë që bëra në shtetin komunist, nga treni. U ndjeva sikur isha në një planet tjetër, dukej sikur një version I Evropës Lindorepara viteve 90-të. Qyteti ishte Sinuiju.

    4

    Nuk ishte e lejuar të bëje foto, por në tren ishin disa qytetar të zakonshëm të cilët nuk thanë asgjë, dhe unë e bëra këta foto.

    5

    Fushat me oriz në Korenë e Veriut. Bicikletat dhe këmbët ishin mjetet më të zakonshme të transportit në shtetin aziatik.

    6

    Një shesh i zakonshëm në vendin diktatorial dhe disa ndërtesa të ulëta në prapavijë.

    7

    Një slogan i Partisë: Nëse i bënë një mijë kilometra vuajtje, do të kesh 10 mijë kilometra gëzim.

    8

    Pluralizmi dhe individualizmi konsiderohen si armiku më i madh i njerëzimit.

    Unë e kuptova aty domethënien e të qenit në gjendje për të vozitur një makinë kudo që dëshironi, kur të dëshironi, ku të dëshironi.

    10

    Në Korenë e Veriut ka dy mënyra të së folurës. Njëra në marrëdhënie me liderin, dhe tjetra me të afërmit.
    Në Kore nuk mund t’i thuani askujt ‘i dashur’, pasi kjo fjalë i thuhet vetëm liderit, i vetmi që duhet të adhurohet.

    11

    Teksa prisnin për trenin të kaloj..

    12

    Kjo ishte një nga momentet më të çuditshme, kur arritëm në Pyongyang, ne stacionin e trenit. Shihnim skena surreale që shfaqnin një jetë si në teatër.
    Perfekte dhe artificiale njehkohesisht. Ata e kishin krijuar vetë këtë skenë për t’ia bërë turistëve – që ishim vetëm shtatë atë ditë- sikur janë duke nxituar për të udhtuar me tren.

    14

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark