×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vizitë e papritur, Kurtit i shkojnë në Qeveri ambasadorët e QUINT-it

    Insajderi
    30 October 2023 - 11:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur takim të paparalajmëruar me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it.

    RTK-ja po raporton se ky takim ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media.

    Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel me kancelarin gjerman, Scholz, presidentin francez Macron dhe kryeministren italiane, Meloni.

    Kurti e ka pranuar propozimin evropian për statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Deri më tani, nga ky propozim nuk është bërë publik asnjë detaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark