×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vizitorët e një kopshti zoologjik në Brazil tmerrohen, jaguari ngjitet në mur

    Insajderi
    31 December 2023 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vizitorët e një kopshti zoologjik në Brazil, mbetën të tmerruar kur një jaguar arriti të ngjitet në mur dhe për pak sa nuk kaloi rrethojnë mbrojtëse.

    Incidenti ka ndodhur të enjten kurse kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin rrëqethës.

    Nga ky kopsht zoologjik është bërë e ditur se nuk ka patur ndonjë rrezik për vizitorët, pasi sipas tyre ekzistonte edhe një mur gjembor që kishte energji elektrike dhe do ta godiste kafshën e egër në momentin që do ta prekte telin.

    Në video shihet sesi vizitorët e fotografojnë kafshën, kur krejt befasisht fillon të ngjitet në mur dhe afrohet tek rrethoja.

    Megjithatë ishte një punonjës i kopshtit, që intervenoi dhe detyroi kafshën që të tërhiqet dhe të zbret nga ku kishte hipur. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark