Insajderi
Lajme

Vjedhje e rëndë në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personave të dyshuar

Insajderi
29 July 2026 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjedhje e rëndë në Gjilan, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e personave të dyshuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka lëshuar një kërkesë zyrtare për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Ky veprim është ndërmarrë bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan. Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka ndërmarrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim zbardhjen e rastit dhe kapjen e kryerësve të veprës penale.

Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni lidhur me personat që shihen në pamjet e publikuara, ta përcjellin atë përmes rrugëve zyrtare të komunikimit:

  • Numrit emergjent 192
  • Numrit pa pagesë 080019999
  • Adresës elektronike [email protected]
  • Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark