×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjedhje e rëndë në Podujevë e Vushtrri – Flasin nga Policia

    Insajderi
    22 November 2020 - 10:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në raportin e Policisë së Kosovës është njoftuar për dy vjedhje nëpër shtëpi në 24 orët e fundit.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në Podujevë persona të panjohur kanë hyrë në një shtëpi dhe kanë vjedhur sasi ari dhe para të gatshme. Rasti është raportuar në Polici nga pronari i shtëpisë, ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se po heton rastin.

    Po ashtu një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në Vushtrri dje rreth orës 18:30. Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se persona të panjohur i janë futur në shtëpi dhe i kanë vjedhur sasi ari, para të gatshme dhe tri orë dore.

    VIDEO: Tre persona me maska kryejnë një vjedhje të rëndë tek Mati 1

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark