Insajderi
Lajme

Vjen një reagim nga LDK pas kërkesës së Prokurorisë që Thaçi dhe të tjerët të dënohen me 180 vite burg

Insajderi
10 February 2026 - 17:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjen një reagim nga LDK pas kërkesës së Prokurorisë që Thaçi dhe të tjerët të dënohen me 180 vite burg
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lutfi Haziri prej Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka reaguar pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me nga 45 vite burg.

Haziri me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se lufta për liri dhe pavarësi e shqiptarëve është realizuar përmes rezistencës paqësore politike, dhe se, kryengritja çlirimtare e popullit të Kosovës përmes UÇK-së është e drejtë, shkruan Insajderi.

“Në anën tjetër, krimet e Serbisë deri në gjenocid kundrejt popullit shqiptar të Kosovës janë plagë të hapura ende. Drejtësia e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Hagë, duhet dhe pritet të konfirmohet”, ka thënë Haziri.

“Kjo drejtësi ndaj udhëheqësve të luftës, është e lidhur me të drejtën e vendosur më 2 korrik 1990, me 2 shtatorin e 1990, si ditë e organizimit ushtarak institucional me grupet e para që përfshinin ushtrimet ushtarake në kazermat e Shqipërisë, pjesë e marrëveshjes së presidentëve Rugova-Alija dhe e konfimuar më 17 shkurt 2008”, vijon shkrimi i tij.

Tutje, Haziri përfundon shkrimin e tij duke thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, sepse ishin qëllim i pastër dhe e drejtë. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark