×
  • Showbiz
  • Show

    Vjen një reagim nga Mërgim Berisha pas daljes së Vesës nga BBVK

    Insajderi
    28 November 2023 - 16:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vesa Vllasaliu, ish banorja e BBVK , me të rrëfyer historinë e tradhëtisë së të fejuarit të saj Mërgimit, e bëri atë po aq të përfolur sa veten e saj.

    Pra Mërgimi me hyrjen e Vesës në BBVK u përmend pothuajse çdo ditë nga mediat kosovare.

    Që prej momentit kur Vesa rrëfeu historinë e plotë , pra versionin e saj të lidhjes së dashurisë, Mërgimi u ‘zhduk’ nga rrjetet sociale.

    E vetmja që postonte dhe ishte aktive në rrjete sociale ishte bashkëshortja e tashme e Mërgimit dhe ish shoqja e Vesës , Edona.

    E prime e kaluar Vesa u eleminua nga shtëpia e BBVK , e me daljes e saj duket sikur Mërgimi ‘u shlirua’ dhe nuk ndihet më në ethe.

    Sot gjatë ditës ai postoi një foto krahë bashkëshortës së tij Edonës.

    Veprim ky i cili po duket tendencioz ndaj Vesës, e cila tashmë mund të shoh çdo veprim të Mërgimit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark