×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas vendimit të PZAP-it: Lëvizja do të fitojë e vetme

    Insajderi
    26 January 2021 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish zëvendësministri i i Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Edison Jakurti, ka reaguar lidhur me vendimin e PZAP-it, për të mos certifikuar Albin Kurtin dhe të tjerët për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Insajderi.

    Jakurti në llogarinë e tij personale në Facebook, u shpreh se “Lëvizja do ta fitojë e vetme, dhe Albin Kurti do të bëhet i të gjithëve.

    “Déjà vu. E kemi pa si rrodhën gjërat kur provuan ta ndalin Albinin të bëhet kryetar i Lëvizjes. Ai u bë kryetar, Lëvizja i fitoi zgjedhjet. Tash duan ta ndalin të bëhet kryeministër. Lëvizja do ta fitojë e vetme, ai do të bëhet i të gjithëve”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark