×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vjen reagimi i Parlamentit të Shqipërisë pasi hakerat sulmuan faqen e tyre

    Insajderi
    26 December 2023 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Hakerat që sulmuan një ditë më parë faqjen e internetit të Parlamentit të Shqipërisë tentuan të fshijnë të dhënat.

    Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë, njofton Kuvendi i Shqipërisë, në një njoftim për shtyp.

    Sipas institucionit ligjvënës, nuk janë prekur të dhënat në sistem, ndërkohë që ekspertët e IT-së po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Parlamentit të Shqipërisë.

    Por, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Parlamentit të Shqipërisë, thuhet më tej.

    Reagimi i plotë:

    Gjatë ditës së djeshme është konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

    Ju bëjmë me dije se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit.

    Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.

    Për sa më sipër, dalja LIVE e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark