×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Vjena kërkon 21 mijë punëtorë deri më 2030-ën në këto profesione

    Insajderi
    23 May 2023 - 21:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vjena është në kërkim të 21 mijë punëtorëve të rinj, nën moton “Ne punojmë në Vjenë”.

    Sipas mediumit austriak “Die Presse”, deri më 2030 Vjena ka nevojë për punëtorë në profesionet teknike, si në fushën e mbrojtjes së klimës, burimeve të rinovueshme të energjisë, në punë sociale dhe në fushën e arsimit, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Përshkrimet e vendeve të punës në administratën e qytetit të Vjenës janë ndryshe po aq sa qyteti ynë – nga puna në natyrë në shumë fusha sociale, teknike dhe digjitale, ne ofrojmë vende pune klasike dhe inovative. Mundësitë për avancim janë të shkëlqyera, kushtet janë të jashtëzakonshme”, citohet të ketë deklaruar kryebashkiaku i Vjenës, Michael Ludwig.

    Përveç tjerash, Vjena është në kërkim të punëtorëve në fushën e shëndetësisë, pedagogjisë, IT-së, infrastrukturës dhe sigurisë. /Gazeta Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    01 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark