×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Berisha varroset nesër

    Insajderi
    29 June 2022 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Producentja Vjosa Berisha do të varroset nesër në orën 17:00.

    Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes një njoftimi në Facebook.

    Para varrimit, do të ketë homazhe në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe mbledhje komemorative të organizuar nga Ministria e Kulturës.

    “Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha: E enjte, 30 qershor, 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK); 15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK); 17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi). E pamja – datat 1,2,3 korrik (e premte – diele) në Hotel Grand , Prishtinë (kati 1) nga 11:00-18:00h”, ka shkruar regjisori.

    Kujtojmë se Vjosa Berisha vdiq para pak ditësh në një spital në Londër pas një beteje me kancerin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark