Presidentja Vjosa Osmani e ka shkarkuar anëtarin e Komisionit Zgjedhor të Kosovës, Rifat Krasniç.
Krasniçi ishte bërë i njohur për para dy viteve për një deklaratë që kishte dhënë për presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Rifat Krasniçi, që mbante pozitën përfaqësues i KDTP-së në KQZ-në e Kosovës kishte deklaruar se Osmani e Kurti hanë pite sa herë që shkojnë në Mamushë.
Krasniçi në vitin 2021 kishte shprehur edhe kritika të tjera për Osmani dhe Kurtin sipas tij ata flasin në gjuhën turke kur shkojnë në Mamushë për të ngrënë pite si dhe Lëvizjen Vetëvendosje e konsideronte si parti të formuar nga turq të rinj.
“Kur Vetëvendosje me Vjosa Osmanin vjen në komunën e Mamushës me hangër pite dhe Vjosa Osmani thotë s’ka më, duhet ndryshim dhe fol në gjuhën turke që e kanë formu atë partinë e turqve të rinj. Dhe Vjosa Osmani han pite, edhe Albin Kurti han pite dhe më nuk ka, KDTP-ja më nuk ka… duam ndryshim”, kishte thënë ai.
Krasniç u shkarkua nga presidentja sot. Në vendimin e Presidencës së Kosovës thuhet se arsyeja e këtij shkarkimi ndërlidhet me shpalljen fajtor të Krasniqit për kryerje të veprës penale.