×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Vlera e bitcoinit ka rënë nën 5.000 dollarë

    Insajderi
    20 November 2018 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bitcoini sot ka humbur nëntë për qind të vlerës, derisa në raport me nëntorin e vitit të kaluar, kur për një kohë të shkurtër ishte me vlerë prej 19.783 dollarë, ka rënë për rreth 75 për qind, gjegjësisht tani e ka vlerën për gjati katër herë më të vogël.

    Kriptovalutat tjera sot kanë rënë edhe më tepër – ethereum 12 për qind, ndërsa lightcoin 13 për qind.

    Deri te rënia e bitcoinit dhe kriptovalutave tjera ka ardhur pas njoftimit të rregullatorit se do ta ashpërsojë kontrollin e ofertës fillestare, por edhe pas ndarjeve të reja.

    Javën e kaluar ka ardhur deri te ndarja e bitcoinave të gatshme, degës së bitcoinit, në dy kriptovaluta të ndryshme të cilat tani konsiderohen si rivalë, pretendon BBC.

    Bitcoini i gatshëm vitin e kaluar është ndarë nga bitcoini për shkak të kontestit rreth drejtimit të zhvillimit, dhe prejse është ndarë përsëri javën e kaluar, vlera e tij ka rënën për gati 50 për qind./Insajderi.com.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark