×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Vlera e dëmit është 43 mijë franga”, Digjet një veturë në Prizren

    Insajderi
    20 March 2024 - 22:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një veturë e tipit “Mercedes GLA” e vitit 2018 me targa zvicerane, sot në Grazhdanik në Prizren është kapluar nga zjarri. Pronari i saj ka deklaruar në polici se vlera e veturës është 43 mijë franga.

    Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi në policinë e Prizrenit Shaqir Bytyqi i cili tha se rasti i djegies ka ndodhur teksa shoferi po voziste, i cili ka vënë re erë benzine dhe tym.

    Automjetin e tij kur e ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit  në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasojë e zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se dëmi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane”, tha Bytyqi.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti  “Incident zjarri”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark