Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ermira Vllasaliu ka thënë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj do t’i shërbejë vendit si lider unifikues nëse vëhet president.
Vllasaliu, në një adresim para qytetarëve, ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është forca e Kosovës.
“I besoj dianizmit të liderit Ramush Haradinaj që si President në ardhje do të shërbej si lider unifikues dhe do të avancoj proceset strategjike nëpër të cilat po kalon Kosova!Aleanca është forca e Kosovës!”, ka thënë Vllasaliu.