Kandidatja e AAK-së për deputete, Ermira Vllasaliu ka thënë se nëse siguron ulëse të deputetes në Kuvendin e Kosovës, do t’u krijojë lehtësira bizneseve.
Në emisionin “N’Konak”, ajo ka deklaruar se do të avokojë edhe për të drejtat e grave.
Vllasaliu ka thënë se gratë kanë kredibilitet dhe se duhet të kenë përfaqësim më të madh në insititucione.
“Gruaja si një udhëheqëse ka një kredibilitet goxha të madh. Duke ardhë nga një fushë e biznesit, atëherë do t’u kisha krijuar lehtësira edhe ndërmarrësve të vegjël”, ka thënë ajo.