Kandidatja e AAK-së për deputete, Ermira Vllasaliu ka thënë se nëse siguron ulëse të deputetes në Kuvendin e Kosovës, do t’u krijojë lehtësira bizneseve.
Vllasaliu ka thënë se për biznese do të ndajnë një fond prej 1 miliard euro, për cdo qytetarë nga 100 euro dhe 150 euro për cdo grua.
“Në ndihma për biznese kemi planifikuar një fond prej 1 miliard euro, në ndihma për qytetarë kemi planifikuar 100 euro për cdo qytetarë, 150 për secilen grua të punësuar dhe me kontratë një vjecare, lehtësira fiskale kemi planifikuar heqjen nga tatimi për mallrat që eksportohen”, ka thënë Vllasaliu./Insajderi.org