Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ermira Vllasaliu Ratkoceri, e ka quajtur të veçantë programin që ofron kjo parti rreth zhvillimit ekonomik.
Në fjalimin që ka mbajtur në takimin me strukturat e Aleancës në Shtime, Vllasaliu, ka deklaruar se Ramush Haradinaj ka krijuar platformë qeverisëse që garanton daljen nga kriza që ka shkaktuar pandemia.
“Programi i Aleancës për zhvillim ekonomik është i veçantë dhe origjinal. Presidenti Haradinaj ka krijuar platformë qeverisëse ku përfshihen reforma ekonomike që garantojnë daljen nga kriza e shkaktuar nga pandemia dhe nxisin investime të reja”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Ermira Vllasaliu Ratkoceri ka numrin 79 në listën e AAK-së.