Kandidatja për deputete nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ermira Vllasaliu Ratkoceri, ka thënë se partia që përfaqëson ajo është forca e Kosovës.
Përmes një postimit në Facebook të përcjelluar edhe me një videomesazh, Vllasaliu është shprehur se Aleanca i ka afruar mundësinë që të jetë zëri i gruas në parlament.
“Aleanca më ofroj mundësinë që të jem zëri i gruas në parlamentin e Kosovës!Aleanca është forca e Kosovës!”
“Aleanca dëshiron ndryshim jo vetëm brenda partisë por edhe jashtë partisë po që ky ndryshim të reflektoj edhe në parlamentin e Kosovës”, është shprehur Vllasaliu.
Ermira Vllasaliu Ratkoceri ne zgjedhjet e 14 shkurtit mbane numrin 79./Insajderi.org