Insajderi
Sport

Vllaznimi i Gjakovës me akuza të rënda ndaj FBK-së: U shkel rregullorja që të na eliminojnë nga Superliga

Insajderi
10 April 2026 - 22:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vllaznimi i Gjakovës me akuza të rënda ndaj FBK-së: U shkel rregullorja që të na eliminojnë nga Superliga
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetëm pak orë pas publikimit të tabelës përfundimtare të Superligës së Kosovës për sezonin 2025/2026, Klubi i Basketbollit “Vllaznimi” ka shpërthyer me akuza të rënda kundër Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në një ankesë zyrtare të dorëzuar sot te Komisioni për Ankesa dhe Arbitrazh i FBK-së, Vllaznimi pretendon se federata ka shkelur me dashje rregulloren e vetë të miratuar për edicionin 2025/2026, vetëm për ta eliminuar atë nga kategoria superiore.

Akuzat kryesore të Vllaznimit Në fund të kampionatit, tre ekipe mbaruan me pikë të barabarta (38): KB Sigal Prishtina KB Rahoveci 029 KB Vllaznimi Sipas nenit 47.1.4 të Propozicionit të Garave (P.G.), kur më shumë se dy ekipe kanë pikë të njëjta, renditja përcaktohet vetëm nga kosh-diferenca në ndeshjet direkte mes tyre. Fjala “vetëm” është e shkruar qartë në rregullore që nga fillimi i sezonit.

Vllaznimi thotë se kosh-diferenca e tyre në ndeshjet kundër dy klubeve të tjera është pozitive dhe më e mira nga të tre. Pra, sipas rregullave, ata duhej të renditeshin në vendin e 7-të – dhe të mos binin nga Superliga.

Por FBK publikoi tabelën kështu: Vend Klub Pikë 6 Sigal Prishtina 38 7 Rahoveci 029 38 8 Vllaznimi 38

“Rregullat u ndryshuan në fund për të na dënuar”

Në ankesën e nënshkruar nga avokati Egzon Doli dhe drejtori i klubit Ideal Bakija, Vllaznimi thekson se kjo nuk është gabim teknik, por shkelje e qëllimshme e rregullores së miratuar nga vetë FBK-ja.

“Zbatimi i gabuar i dispozitave materiale-juridike ka si qëllim eliminimin e KB Vllaznimit nga Superliga”, thuhet në dokument. Klubi akuzon se federata ka injoruar nenin 47.1.4 dhe ka kaluar në kritere të tjera (si fitore kokë-më-kokë), megjithëse rregullorja thotë qartë se kjo nuk lejohet kur barazimi është mes tre ekipeve. Vllaznimi paralajmëron se nëse ankesën nuk e miratojnë, do të shkojnë deri në kallëzim penal kundër zyrtarëve përgjegjës për “shkelje me dashje të dispozitave të Propozicionit të Garave”.

Çfarë ndodh tani?

Vendimi tani është në duart e Komisionit për Ankesa dhe Arbitrazh të FBK-së. Nëse ankesën e pranojnë, tabela ndryshohet menjëherë dhe Vllaznimi shpëton nga rënia. Nëse e refuzojnë, çështja pritet të shkojë në gjykata sportive ose organe më të larta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark