×
  • Lajme
  • Lajme

    Vlora Çitaku i drejtohet Hekuran Muratit: “Ministër, dil pak prej zyrës, pastaj e fshin atë status”

    Insajderi
    21 September 2022 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, numëroi sot sukseset e Qeverisë sa i përket masave të marra në përballimin e krizës ekonomike në kohën e “sfidave të vazhdueshme globale”.

    Sipas Muratit, Kosova tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, përkundër sfidave globale.

    Lidhur me këtë ka reaguar, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, e këshilloi Ministrin Murati të dal prej zyrës e t’i sheh nga afër bizneset e vogla, mjekët, policët e studentët.

    Sipas Çitakut, Ministri i Financave do ta largonte statusin posa ta bënte një gjë të tillë.

    Postimi i plotë:

    “Ministër, dil pak prej zyrës. Fol pak me biznese të vogla, fol pak me mësuesit, mjekët, policët, studentët.

    E kur të kthehesh në zyre pasi të kesh takuar qytetarët e këtij vendi, ke me e fshi vet këtë status”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark