Andrew Michael, bëri një bast që i ndryshoi jetën duke i shpenzuar 30 mijë funte nga karta bankare e nënës së tij pa dijeninë e saj.
Në vitin 1997 ai jetonte me nënën e tij në Angli, kur ai pa një mundësi biznesi.
Duke dashur që të krijoj faqen e tij me një shok nga shkolla, ai vërejti se vetëm disa kompani që ekzistonin për faqen e biznesit kishin për qëllim bizneset e vogla apo pjesëtar nga publiku, raporton BBC, shkruan Insajderi.
“Të gjitha kompanitë për krijimin e një faqeje online ishin të interesuar tek bizneset e mëdha, por ne pamë se bizneset e vogla dhe individuale donin diçka që mund ta përdornin vetë dhe lehtë” – tha ai.
Ai bashkë me shokun e tij vendosen që ta plotësonin këtë hapësirë në market duke krijuar faqen e tyre online të quajtur Fasthosts.
“Ne kishim kompjuterët që na nevojiteshin dhe kishim krijuar software vetë, por jo që na nevojitej neve ishte interneti me shpejtësi të lartë të rrjetit, e cila kushtonte 30 mijë funte, por nuk kishim para”.
Basti ishte që biznesi të grumbullonte mjaftë para, për të paguar faturën nga banka në fund të muajit. Dhe funksionoi, në fund të muajit, kishim mjaftueshëm klientë dhe para për të paguar borxhin dhe reklamat”.
Ai përfundoi duke e shitur atë pas 9 viteve për 61 mijë funte . Në moshën 26 vjeçare ai kishte grumbulluar 46 mijë funte të ardhura.
Biznesi i tij më i fundit është Bark.com, një faqe e cila të lejon të rezervosh profesionistë të ndryshëm, si një mekanik, instruktor të kitarës, trajner personal etj.
Ai thotë se ende ka ambicie për të vazhduar, “ Jam ai lloj i njerëzve, i cili sa më shumë ka aq më shumë kërkon. Edhe pse dy bizneset e mia ishin të suksesshme, unë prapë nuk e klasifikoj veten si shumë të suksesshëm./Insajderi.com