×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Vodhën bagëti dhe i dërgonin në Serbi, arrestohet hajni i tretë i grupit

    Insajderi
    08 March 2024 - 10:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është arrestuar hajni i tretë i dyshuar për vjedhjen e bagëtive në rajone të ndryshme të Kosovës dhe për vjedhjen e një traktori në Terrnac të Skenderajt që ka ndodhur me 18 shkurt të këtij viti.

    Sipas policisë, i dyshuari së bashku me dy të arrestuarit e djeshëm, bagëtitë e vjedhura në rajone të ndryshme përmes rrugëve malore dyshohet se i kishin dërguar në Serbi.

    “Fshati Terrnac, Skenderaj  18.02.2024 – 03:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe i dyshuari tjetër (i treti) kosovar i cili dyshohet se në bashkëpunim edhe me kryes të tjerë kishin vjedhur makineri bujqësore-traktor dhe bagëti në rajone të ndryshme të Kosovës dhe përmes rrugëve malore dyshohet se i kishin dërguar në Serbi”, thuhet në raportin e policisë.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark