×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Vodhën në vilën e Ronaldos, gafa e Gjykatës lë të lirë shqiptarin dhe spanjollin

    Insajderi
    24 July 2022 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gabim i gjykatës spanjolle ka bërë që dy autorët e vjedhjes (njëri shqiptar dhe tjetri spanjoll) së shtëpisë së legjendës së futbollit Ronaldo Nazario dhe futbollistit të Paris st Germain Paris Saint-Germain Marco Verrati, të lihen të lirë.

    Dy autorët që mendohet se i përkasin një grupi të organizuar të vjedhjes së shtëpive dhe vilave, kryesisht të sportistëve janë lënë të lirë pasi Gjykata e Alicantes ka pranuar ankesën e paraqitur nga mbrojtja e të dy të pandehurve, ku avokati denonconte se gjyqtari i çështjes kishte shkelur të drejtat e klientëve të tij, duke mos e informuar atë për veprimet që garantonin të drejtën e mbrojtjes së të paraburgosurve.

    Autorët hynë në shtëpi të maskuar, ndërsa lojtari ishte duke festuar me familjen dhe miqtë e tij në vilën në pronësi të Ronaldos. Asnjë prej tyre nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte deri sa u zbulua gjithçka pas festës.

    Shqiptari dhe spanjolli, dy autorët e vjedhjes u vendosën në pranga teksa po tentonin të arratiseshin. Ata u arrestuan sapo zbritën nga trageti që i solli nga Ibiza në Alicante.  Brenda makinës së njërit prej autorëve u gjetën edhe disa nga objektet e vjedhura. Ata u lanë në paraburgim. Por, ndërkohë avokatit të tyre nuk i ishte dhënë aksesi për të pasur informacion mbi dosjen e të pandehurve, duke cenuar edhe të drejtën e informimit, shkruajnë mediat spanjolle.

    Në këtë mënyrë gjykata konkludon se  është shkelur e drejta për mbrojtje efektive gjyqësore duke ndaj ka urdhëruar që të anulohet masa arrest me burg, shkruajnë mediat spanjolle. Banda ku bëjnë pjesë shqiptari me spanjollen akuzohen për gati 20 vjedhje.

    Objektivi i tyre ishin vilat, mundësisht ato të biznesmenëve dhe njerëz të famshëm si sportistë. Pre e vjedhjes ka rënë shtëpia e ish-kryeministrit José María Aznar, tenistit Rafael Nadal, ish-liderit të Podemos Pablo Iglesias, apo lojtarit Lionel Messi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark