×
  • Lajme
  • Lajme

    Vodhi 27 koshere të bletëve, iu gjend edhe armatim- arrestohet një person në Gjilan

    Insajderi
    27 February 2024 - 10:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia në Gjilan ka arrestuar një person për shkak se i njëjti dyshohet se ka vjedhur nga bletarë të ndryshëm rreth 27 koshere të bletëve.

    Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë M48, një granatë dore, 28 fishekë, 3 gëzhoja, 7 boca gazi për pistoletë dhe 4 detonatorë elektronikë.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet për deminim të FSK-së dhe KFOR-it që e kanë tërhequr granatën e dorës dhe kanë shpërthyer detonatorët pa incidente. I dyshuari pas intervistimit në prani të avokatit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark