Ndeshja mes Milanit dhe Borussia Dortmundit ka qenë kryesorja e mbrëmjes të së martës në Ligën e Kampionëve, ku mysafirët triumfuan me rezultat 1-3.
Megjithatë kjo mbrëmje u bë edhe më e bukur nga një vogëlush shqiptar i cili ishte shoqërues i futbollistëve të Milanit në fushë vendosi të bënte shqiponjën dy krenare me duar.
Ky gjest i fëmijut shqiptar erdhi pikërisht në ditën e flamurit ku Shqipëria festoi më 28 nëntor 111 vjetorin e pavarësisë.
Gjithsesi gjesti i vogëlueshit shqiptar është bërë viral pasi është shpërndarë jashtëzakonisht shumë në rrjetet sociale.
Dortmund fitoi në fund ndeshjen me rezultat 1-3, duke siguruar edhe matematikisht kalimin nga Grupi F që konsiderohej grup i vdekjes në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/