×
Show

‘Vogue’ e krahason Era Istrefin me Rihannan

Insajderi
17 August 2016 - 17:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Era Istrefi vazhdon të na habisë. Këngëtarja e talentuar së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën prestigjioze amerikane “Vogue”.

Në intervistën e saj 22-vjeçarja ka folur rreth fillimeve të karrierës së saj, suksesit që korri me këngën “Bonbon” brenda 24 orëve si edhe planet që ka për të ardhmen.

Revista prestigjioze e ka nisur artikullin e saj me një titull mjaft të madh, duke shkruar: “Ju prezantojmë Era Istrefin, këngëtaren euro-lindore, me zërin si Rihanna”.

Istrefi ka treguar rreth famës së jashtë zakonshme që mori brenda 24 orëve me këngën e saj “Bonbon”.

“Pashë që ndjekësit e mi po shtoheshin me shpejtësi brenda natës,me mijëra në minutë. Mendova me vete se çfarë po ndodh? Mos ndoshta më kanë vjedhur profilin? Nuk ia kisha idenë, por më pas pash shumë postime rreth meje dhe se sa shumë e donin këngën dhe videon. Ishte një moment shokues dhe i bukur në jetën time. Ju betohem, ishte një mrekulli”, shkruan tch.

Në intervistën e saj këngëtarja e “Bonbon” ka zbuluar se po punon në studiot muzikore amerikane, për të sjellë projekte të reja muzikore në gjuhën angleze.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark